Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njofton takimin me ambasadoren e BE: Ja kur do të ndodhë

Jul 18, 2018 | 22:41
SHPËRNDAJE

Artistët që janë kundër ligjit që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental, kanë thënë sot se ambasadorja e BE ka pranuar një takim me ta.

Ka qenë Kastriot Çipi i cili në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar tha se  Vlahutin do të takohet me një përfaqësi të tyre.

teatri3

“Romana Vlahutin do të takohet me artistë që janë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit .Takimi do të mbahet të premten e ardhshme”, ka qenë ky njoftim i Çipit gjatë fjalës së tij në protestë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura