Artistët kërkojnë kockat e të sëmurëve që të bëjnë vepra arti, përballen me kritika

Mar 14, 2016 | 22:29
SHPËRNDAJE

Disa artistë po u bëjnë thirrje publike të gjithë personave që e dinë që do të jetojnë edhe 6 muaj, për të dhuruar kockat e tyre për një projekt arti që ata duan të realizojnë.

Joseoh dhe Alicia Sparda po përpiqen të gjejnë 33 persona të cilët e dinë që do vdesin brenda 6 muajve, për ti bindur ata. Ata kërkojnë rreth 7 mijë kocka për të ndërtuar një sër punimesh të çuditshme artistike. Frymëzimi i tyre ka ardhur nga një kishë në Pragë e cila në disa pjesë ishte e dekoruar me kocka.

Artists-Joseph-and-Alicia-Sparda

Ata kanë hapur një faqe në Facebook për ta pasur më të lehtë gjetjen e dhuruesve, madje deri më tani e faqen e tyre e kanë ndjekur 134 persona. Por jo të gjithë kanë qenë dakord me këtë nismë pasi sipas zërave të kundërt, thuhet se po përdoren kockat e njerëzve si lodra.

Artists-Joseph-and-Alicia-Sparda (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura