Artikulli në median kanadeze: Bitcoin është njësoj si firmat piramidale në Shqipëri

Jan 19, 2018 | 20:05
SHPËRNDAJE

Çmenduria e monedhës virtuale Bitcoin po krahasohet gjithnjë e më shumë nga mediat e huaja me atë që ndodhi me piramidat në Shqipëri në vitin 1997. Pak ditë më parë, ishte Reuters që botoi një artikull, ndërsa sot opinionisti Mathew Claxton ka shkruar për “Langley Advance”, një media kanadeze.

bitcoin

Më poshtë artikulli:

Ky artikull ka të bëjë me Bitcoin, por së pari ne do të flasim për Luftën Civile në Shqipëri.

Nëse kthehemi në vitin 1991, qeveritë komuniste në të gjithë Europën ranë. Qytetarët e Shqipërisë kishin qenë edhe më të varfrit dhe më të izoluarit gjatë Luftës së Ftohtë sesa shumica e fqinjëve të tyre – ata u mbështetën te Mao gjatë një mosmarrëveshjeje midis Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, duke i bërë ata dy herë më shumë të huaj.

Por, gjërat po shkonin për mirë! Kishte zgjedhje demokratike, dhe shansi për të kaluar në një ekonomi jo të bazuar në sigurimin e bukës dhe ndërtimin e qindra bunkerëve betoni.

Pastaj, artistët e monedhave dolën në skenë.

Gjatë gjashtë viteve që vijuan, ekonomia e Shqipërisë u konsumua ngadalë nga një sërë skemash Ponzi dhe skema piramidale.

Disa prej tyre duket se filluan si biznese – për të kontrabanduar armë dhe naftë në ish-Jugosllavi, për shembull, duke shkelur sanksionet e luftës. Të tjerët ishin mashtrime që nga fillimi.

Por, premtuan kthime të mëdha! Dyfishoni paratë tuaja në një vit! Në gjashtë muaj! Në një muaj!

Paratë vërshuan. Një ekip i vogël i futbollit jashtë kryeqytetit papritmas kishte para për të punësuar një trajner të famshëm argjentinas. Milionerët e rinj e frynë pasurinë e tyre me makina dhe ndërtime të reja.

Pastaj në fund të vitit 1996, skemat shpërthyen brenda disa javësh.

Në tërësi, dy të tretat e shqiptarëve investuan në një nga skemat. Ato thithën më shumë se 1.2 miliardë dollarë nga një vend i varfër prej 3.5 milion njerëzish.

Pastaj, piramidat ranë dhe vendi shkoi në krizë.

“Lufta civile” ishte një periudhë trazirash që përfshinte konflikte midis banorëve të zemëruar, qeverisë, politikanëve të opozitës dhe liderëve të bandës së pamëshirshme. Depo armësh në të gjithë vendin u plaçkitën dhe pothuajse çdo i rritur kishte një armë dhe municion. Rreth 2,000 njerëz vdiqën.

Kjo është historia më e zymtë që unë di në lidhje me skemat financiare keqfunksionale.

Çfarë ka kjo të bëjë me Bitcoin?

Skemat Ponzi e panë tërheqëse Shqipërinë për shkak të dy faktorëve.

Së pari, popullsia ishte tepër naive rreth financimit apo investimit, e cila në thelb nuk ekzistonte për 50 vitet e mëparshme.

Së dyti, për shkak se qeveria e tyre e re ishte po aq naive, nuk kishte kontrolle financiare apo agjenci të zbatimit të ligjit të afta për të vënë frenat në këto skema mashtrimi.

Bitcoin është një kriptomonedhë – një sistem i parave online bazuar në kriptografinë e fortë dhe një sistem shpërndarjeje të kontrolluar nëpërmjet një programi të quajtur ‘blockchain’.

Kriptomonedhat janë krijuar posaçërisht për të lejuar përdoruesit e tyre për të shmangur pengesat qeveritare, si p.sh., pagimi i taksave dhe zbatimi i ligjeve.

Për shembull, Bitcoin ishte metoda e favorizuar e pagesës në një numër të madh të faqeve të internetit të errët si Silk Road, ku njerëzit blinin dhe shitnin droga me porosi.

Në këtë mënyrë, ne kemi mungesë të mbikëqyrjes së qeverisë.

Pastaj pamë rritjen e habitshme të vlerës së Bitcoin – dhe kriptomonedhave të tjera të quajtur “altcoins” – gjatë muajve të fundit. Kjo tërhoqi mijëra njerëz nga e gjithë bota për të investuar. Hej, vlera po ngrihej, apo jo?

(Kjo ndodhte përkundër faktit se sa më shumë njerëz që duan të përdorin ato, blerja dhe tregtia bëhet më e vështirë, për shkak të problemeve të softuerit.)

Dhe ja ku shohim se disa shkëmbime monedhash po akuzohen për skemat Ponzi.

Javën e kaluar, Bitcoin mori një goditje masive në vlerën e saj jashtëzakonisht të fryrë. Tani po luhatet lart e poshtë. Në një moment, ajo kishte humbur më shumë se 50% të vlerës së saj kulmore.

Për fat të mirë, Bitcoin dhe Altcoins janë duke u blerë nga një bazë e konsumatorëve të shpërndarë gjerësisht. Rënia gjithnjë e më e madhe e tyre nuk do të nxisë ish-komunistët e çmendur për të dalë në rrugë duke kërkuar dikë që të fajësohet.

Ata do të prekin vetëm të dyshuarit e zakonshëm – disa idiotë të pasur dhe shumë njerëz më të varfër, të cilët u joshën nga premtimi i parave të lehta.

Në fund, është vetëm historia e Shqipërisë që përsëritet, nga e para./Monitor.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura