Arti në dëborë/ Familja në Kolorado krijon gjarprin 23 metra të gjatë! Shikoni fotot

Feb 28, 2021 | 22:09
SHPËRNDAJE

gjarberPër shumicën e njerëzve, krijimi i një burri prej dëbore është punë e vështirë, por një familje në Kolorado i çoi gjërat në një tjetër nivel, duke krijuar një gjarpër prej dëbore.

Morn Mosley dhe pesë vëllezërit e motrat e tij kaluan dhjetë orë duke punuar për formimin e një gjarpri, i cili ka kënaqur banorët vendas.

Gjarpri ka një gjatësi prej rreth 23 metrash dhe është në kopshtin para shtëpisë së nënës së tij.

Puna e familjes fitoi popullaritet në 2019 pasi skulptura e tyre, një tigër u shpërnda gjerësisht në mediat lokale.

gjarper ne debore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura