Artan Lame publikon fotot: Kthimi në identitet i nëndetëses 105

Aug 2, 2018 | 15:15
SHPËRNDAJE

Nga Artan Lame

Ne fillim ishin 12. Pastaj, kur ne vitin 1961 na ndau politika, i ndame me sovjetiket, 4 ne e 8 ata.
Kater tonat vazhduan t’i sherbejne Atdheut per gati 40 vjet te tjere.
Pastaj erdhi fundi. Ne fillim u ndalen, e pas vitit 1995, s’dolen me ne det te hapur.
Me pas ju hoqen mirembajtjen e kujdesin.
Ne fund beme gjene qe dime te bejme me mire, i plackitem ne ’97-en. 
Pas kesaj erdhi grykesia. Katedralet e detit, te kthyera ne rrenoja, u nxorren te shiten per skrap.
Njera pas tjetres, tre syresh u sharruan cope pas cope dhe, te ngarkuara neper kamione, perfunduan ne krematoret e skrapit.
Kish mbetur e fundmja syresh. Thjesht se ende dikush nuk kish bere pazarin e dites se fundit. Nje pirg llamarinash te ndryshkura, te plackitura dhe te lagura nga uji i kripur.
Pastaj mjaftoi vec pak vullnet dhe zemra dashurie. Boja, graso, vidat e telat, gjenden ne dyqane, ndersa dashuria jo.
Grupi i ndryshkur i llamarinave u restaurua copez pas copeze dhe u shnderrua serisht nje katedrale e detit.
Kesaj copeze trashegimie e se shkuares sone, i dhane shansin e saj dhe mbijetoi.
Shume te tjerave nuk jua dhane kete shans. Dhe u zhduken e po na zhduken pergjithmone.
Nuk eshte ceshtje parash, eshte ceshtje dashurie.
A.

ps. Diku rreth vitit 2000 nje prej oficereve te vjeter te Pasha Limanit me solli ca dokumenta te kohes se vet dhe, nder te tjera edhe nje prej ditareve te bordit te njeres prej nendeteseve. E kishte shpetuar gjate diteve te marra te ’97-es.
Po e sjell kete ditar, me premtimin ta dhuroj per t’a rikthyer ne nendetesen e vet, ku te vijoje serisht te shenoje ditet e ngjarjet

38152761_2113171782282983_6265275867933442048_n 38162977_2113171675616327_3121843665392107520_n - Copy 38239108_2113138655619629_4688820212269580288_n 38277444_2113139018952926_2006947924323336192_n 38064118_2113138788952949_6381834588787834880_n 38292760_2113138605619634_4143832456325234688_n 37976146_2113138858952942_3968661944574935040_n 38243768_2113139132286248_3491562344381677568_n 37963591_2113139088952919_6270883823911698432_n 38439929_2113165088950319_5547829996640272384_n 38173219_2113165298950298_2271130052735270912_n 38280435_2113165158950312_3055197536873611264_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura