Artan Gaçi çudit kolegët me këpucët e kuqe

May 2, 2015 | 16:11
SHPËRNDAJE


Pak muaj më parë u bë baba nga martesa që kurorëzoi me kolegen e tij, deputeten Olta Xhaçka. Artan Gaçi, ashtu si Ilir Meta, është me fat, sepse bashkëshorten e ka edhe në punë. Dhe, në fakt, kjo reflektohet edhe në portretin e tij, sepse Gaçe shihet gjithnjë i qetë dhe i buzëqeshur. Këtë të enjtë që ishte seanca parlamentare, deputeti socialist Gaçe tërhoqi vëmendjen e kolegëve me një detaj. Ai ishte veshur klasik, me këmishë, kostum dhe kollare, siç duhet të vishesh në një sallë Parlamenti, por këtë veshje formale e kishte kombinuar me këpucë të kuqe, shumë sportive. Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga kolegët. Pothuajse të gjithë deputetët që e panë veshjen e Artanit, nuk ngurruan ta komentonin atë, natyrisht pasi shprehën çudi për këtë kurajë të deputetit për të dalë nga modeli strikt i veshjes. Bashkim Fino dhe Lindita Nikolla ishin dy kolegët që u shprehën më së shumti të çuditur për këpucët e kuqe, ndërkohë që Gaçi i tregonte ato gjithë qejf.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura