Artan Fuga sulmon Veliajn: Qengj në fushatë dhe tani ujk në pushtet

Feb 21, 2016 | 15:03
SHPËRNDAJE

Akademiku Artan Fuga ka reaguar për dhunën e ushtruar sot ndaj protestuesve nga ana e Policisë së Shtetit.

Filozofi Artan Fuga
Filozofi Artan Fuga

Fuga i kujtoi kryebashkikut Veliaj, se kur ai ishte pjesë e “Mjaft” nuk është dhunuar asnjëherë pavarësisht skenave që bënin ish-aktivistët e asaj lëvizjeje.

Gjithashtu, Fuga thotë se shërbëtori nuk mund ta dhunojë kurrë zotërinë dhe se Veliaj, gjatë fushatës ishte “qengj”, ndërsa tani pas marrjes së pushtetit është bërë “ujk”.

POSTIMI I FUGES

Urbanizimi i kryeqytetit nuk mund te kryhet ne forma brutale, te dhunshme, duke mbytur zerin qytetar. Administrimi i territorit kerkon metoda demokratike, degjimin e zerit te qytetareve. Referendume.

Shoh ne foto nga larg dhe dalloj fytyra ish studentesh te mi qe i njoh per qytetare shembullore qe ndjehen te poshteruar dhe dhunuar.. Ata duhen degjuar dhe konsultuar jo perballur me police. Nuk duhen cuar gjerat ne kete pike. Autizmi i pushteti lokal prodhon violence. Ne duam nje qytet te paqte, jo skena dhune ne Tirane.

As improvizime naive ne urbanistike. Jo gjate fushates elektorale qingj e pasi merr votat ujk. Larg pushtetit te parase dhe korrupsionit ! Duhen degjuar keshilltaret e pusjtetit lokal. Specialistet. Duhen degjuar qytetaret e Tiranes.

Duam pergjegjesi civile. T’i kthehemi arsyes. Argumenta dhe vendimarrje demokratike jo propagande, cinizem dhe konfrontime te pushtetit lokal me qytetaret. Kurre Mjafti nuk eshte dhunuar pavaresisht spektakleve qe ka bere dikur.

Kuptojeni rinine. Pasuesit e Krishtit per nje kohe u bene inkuizitore. Rreshkitje nga dehja me pushtet kur je katapultuar atje pa pervoje dhe edukate demokratike, nje pushtet qe ta kane falur si dhurate. Pushteti eshte i qytetareve. Sherbetori nuk mund te dhunoje zotnine !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura