Arta Marku shprehu kundërshtim për renditjen nga KLP-ja, përfundon afati i ankimit të për Prokuror të Përgjithshëm

Nov 20, 2019 | 17:18
SHPËRNDAJE

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Markua, nuk ka ankimuar vendimin e KLP, që e renditi të dytën në listën e kanidatëve për prokuror të përgjithshëm, ndërsa sot është mbyllur edhe afati i ankimimit.

Marku shprehu dje kundërshtimin për renditjen nga KLP, ndërsa i dërgoi një letër Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku kërkoi që t’i vihet në dispozicion pikëzimi i detajuar prej secilit anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

arta marku

Ajo  u rendit e dyta me 406 pikë pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj me 362 pikë. Më 14 nëntor, KLP miratoi me shumicë votash pr/vendimin për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura