Arta Marku në delegacion me ministren e Ramës, takohen me prokurorin e Antimafias në Itali

Sep 11, 2018 | 20:19
SHPËRNDAJE

Ministrja e Drejtësisë,Etilda Gjonaj dhe Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku janë pritur sot në një takim zyrtar në Romë nga Kryeprokurori i Drejtorisë Kombëtare kundër Mafias dhe Terrorizmit, Federico Cafiero de Raho.

Foto 4

Në këtë takim , forcimi i bashkëpunimit për hetimin e përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, përmes shkëmbimit reciprok të informacionit dhe dhënies së ekspertizës nga pala italiane ka qenë në qendër të diskutimeve midis dy delegacioneve.

Gjonaj ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet absolut i Qeverisë Shqiptare, e cila është angazhuar me të gjitha kapacitet e saj në këtë sfidë, ndërsa sipas saj, ngritja e institucioneve të reja si Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi, do të krijojë kushtet e duhura për ndjekjen dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe kallëzimeve penale në nivelet e larta të politikës dhe administratës publike.Foto 3

Gjonaj gjatë fjalës s ë saj, ka siguruar kryeprokurorin Antimafia De Raho, për angazhimin e institucioneve ligjzbatuese shqiptare në thellimin e bashkëpunimit, me synim bërjen efektive dhe me rezultate më të shpejta në hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në Itali dhe Shqipëri, përmes skuadrave të përbashkëta hetimore.

Nga ana e tij Kryeprokurori i Antimafias italiane ka falënderuar ministren Gjonaj dhe kryeprokuroren Marku për dhënien e një tjetër dimensioni të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar.

“Midis dy vendeve tona ekziston një sintoni e plotë në luftën kundër krimit të organizuar, të cilën duhet ta çojmë më tej”, ka thënë De Raho.

Gjonaj ne Itali

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura