Arta Marku mesazh të fortë nga Elbasani: Zonë ‘e nxehtë’ e kriminalitetit, po investojnë edhe në…

Feb 7, 2018 | 20:00
SHPËRNDAJE

Me një mesazh të fortë u është drejtuar prokurorëve, kryeprokurorja Arta Marku, gjatë takimit të sotëm në prokurorinë e Elbasanit, nga e cila së fundi nisën zhvillime të rëndësishme dhe kërkesa arrestesh për ish zyrtarë të lartë.

Arta Marku ne Elbasan
Arta Marku ne Elbasan

Marku ka shkuar aty për perurimin e ndertesës së re të prokurorisë së Elbasanit dhe për analizën vjetore te këtij institucioni.

“Pavarësia e prokurorit nuk do të thotë pavarësi nga ligji”- ka thënë prerë Marku, duke shtuar se “duhet te hetohen në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminale me pasuri te dukshme ardhur në mënyre të paligjshme”.

“Prokuroret ne bashkepunim me Policine e Shtetit duhet te bejne analiza te perbashketa ne lidhje me ceshtjet e pezulluara, te identifikojne pikat e dobeta te tyre, veprimet qe mund te cojne ne identifikimin e autoreve dhe te rifillojne hetimet duke shtuar kapacitetet profesionale ne funksion te zbulimit dhe ndeshkimit te autoreve.

Elbasani rezulton pike e nxehte e grupeve kriminale tashme te sofistikuar, moderuar dhe prezente ne jeten publike te qytetit duke investuar ne tregun privat dhe punet publike”, u shpreh Kryeprokurorja.

Ndërtesa e re përuruar sot është me mjedise bashkëkohore dhe teknologji me siguri të lartë dhe përmbush gjithçka mungonte dhe kushte jetësore pune.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura