Arta Marku merr vendimin tjetër të rëndësishëm, të gjithë prokurorët do të kalojnë…

Jan 11, 2018 | 14:51
SHPËRNDAJE

Pas lëvizjeve të disa drejtuesve të prokurorive, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka ndërmarrë një tjetër vendim për organin e akuzës në vend. Marku ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për procedimet disiplinore të prokurorëve.

auto_arta_marku1514187669

 

 

Me ndryshimet e reja ligjore, kryeprokurores i jepet e drejta për procedime disiplinore të prokurorëve, për shkelje në punën e tyre.

Grupi i punës po nën gati draftin dhe do fillojë inspektimin nga Prokuroria e përgjithshme dhe më gjerë
Grupi i punës do të bëjë verifikimet e shkeljeve në punën e prokurorëve, duke inspektuar kështu punën në të gjitha prokuroritë. Pas verifikimit mund të nisë edhe procedimi disiplinor për shkeljet e prokurorëve.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/lajm-i-fundit-termet-ne-dyert-e-akuzes-arta-marku-tjeter-vendim-kalon-ne-site-te-gjithe-prokuroret/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura