Arta Marku: Hetimi pasuror ka probleme, po hartojmë një udhëzim të ri

Jul 11, 2018 | 16:10
SHPËRNDAJE

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku tha sot në komisionin e “ligjeve” se po punohet për hartimin e një draft-udhëzimi të ri lidhur me nisjen e një hetimi pasuror.

Kjo lëvizje, sipas Markut, vjen pasi “ka probleme me hetimin pasuror”.

Marku

“S’mund të them se hetimi pasuror ka qenë në nivele të admirueshmes. Kur kam ardhur kam konstatuar se ky sektor ka probleme. Po hartojmë një projekt-udhëzim për t’ja ndarë prokurorive të rretheve dhe Krimeve të Rënda lidhur me indicet që duhen për të nisur një hetim pasuror”, tha Marku.

Kryeprokurorja prezantoi në komision “Raportin Vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme për veprimtarinë e ushtruar gjatë vitit 2017”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura