Arta Marku e transferoi në Pogradec, reagon prokurori: Kam pranuar të përfaqësoj akuzën edhe….

Sep 21, 2018 | 22:50
SHPËRNDAJE

Kriza aktuale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda duket se nisi në fillim të gushtit, kur prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila ndiqte çështjen “Shullazi” u komandua me urdhër të Markut në krye të Prokurorisë së Tiranës. Në këtë pikë, gjyqi ndaj Shullazit ishte pranë përfundimit dhe mbetej për t’u dhënë vetëm pretenca e prokurorëve. Por prokurori i dytë i çështjes, Ened Nakuçi mori një leje gjashtëmujore për arsye shëndetësore duke e lënë çështjen pa prokuror në një pikë kritike.

Në fillim të shtatorit, prokurorit Besim Hajdarmataj iu ngarkua çëshjta “Shullazi”. Hajdarmataj e pranoi çështjen, por vërejti gjithashtu se sipas ligjit aktual për Prokurorinë, çështjet duhet të ndahen me short dhe jo me ngarkim.

Besim-Hajdarmataj-768x550

“Unë kam pranuar të  përfaqësoj akuzën edhe me një autorizim që nuk kishte bazë ligjore.  I jam drejtuar  titullarit me shkrim, ku jam munduar të shpjegoj se cila është mënyra e mirë që  prokuroria duhet të   përfaqësohet  dhe rrugët  proceduriale që duhen ndjekur,” tha Hajdarmataj për BIRN.

“Dhashë dorëheqjen, por Marku e miratoi si shkarkim”/ Reagon prokurori Sokol Stojani

Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme u lirua nga detyra më 19 shtator, sipas një urdhëri të rrjedhur në media të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

stojani

Largimi i Stojanit, i cili mbante prej 9 muajsh postin e drejtorit të Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve u komentua me situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por vetë ai në një bisedë telefonike me “BIRN” mohoi që çështja e tij të kishte lidhje me procedimin e 10 prokurorëve.

Stojani sqaroi se kishte dhënë dorëheqjen, por kishte marrë si përgjigje lirimin nga detyra.

“Mëngjesin e 19 shtatorit, unë kam paraqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm  dorëheqjen nga pozicioni që unë kisha. Pasdite mësoj se kjo  dorëheqje u miratua duke më shkarkuar nga detyra,” tha Stojani.

“Motivet e dorëheqjes janë thuajse personale, unë kam pikëpamje tjetër në drejtimin e një institucioni, në mënyrën e funksionimit apo dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore, ndaj dhe e pashë të arsyeshme të largohesha,” shtoi Stojani.

BIRN raporton se Zyra e Shtypit e Prokurores së Përgjithshme nuk iu përgjigj pyetjeve mbi dorëheqjen e një prej drejtuesve kryesorë të këtij institucioni.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura