Arta Marku e transferoi, kush është prokurori i Durrësit që SHBA i refuzoi vizën

Jan 9, 2018 | 18:23
SHPËRNDAJE

Prokurorit të Durresit, Agron Gjana, te cilin me vendim te fundit, kryeprokurorja Arta Marku e levizi nga kreu i prokurorise se Durresit, ne prill te vitit 2016 Ambasada e SHBA në Tiranë i refuzoi vizen.

Teksa u raportua lajmi aso kohe, “Gazeta Shqiptare” publikoi shkresën ku konsulli amerikan ka shpjeguar përse prokurori nuk mund të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndonëse arsyeja e këtij udhëtimi lidhej me pjesëmarrjen e tij në një konferencë, ku ishte i pranishëm edhe ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, ish numri një i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha si dhe Rovena Gashi po nga Prokuroria e Përgjithshme.

Në shkresën e ambasadës ngrihen dyshime se Agron Gjana mund të mos kthehej në Shqipëri dhe se do ta përdorte këtë vizë për arsye emigrimi.
Agron Gjana, personi në rreth, prokurori që SHBA nuk i dha vizë

Agron Gjana, personi në rreth, prokurori që SHBA nuk i dha vizë

Sipas ambasadës, Gjana nuk kishte demonstruar se ka lidhje të forta që do ta detyronin të kthehej sërish në Shqipëri pas vizitës në SHBA.

“Aplikantët zakonisht i përmbushin këto kërkesa duke demonstruar se kanë lidhje të forta jashtë SHBA-ve dhe se do të kthehen në vendin e tyre pas një vizite të përkohshme në SHBA. Këto lidhje përfshijnë ato profesionale, pune, shkolle, familje, ose lidhje shoqërore në vendin e tyre. Ju nuk keni demonstruar se i keni këto lidhje që do t’ju detyronin të ktheheshit në vendin tuaj pas vizitës në SHBA”, thuhet ndër të tjera në shkresë.
Më poshtë përgjigja që ambasada i ka dhënë zyrtarisht prokurorit Agron Gjana.

LETRA E PLOTE
I dashur zoti Gjana,

Kjo është për t’ju informuar se nuk jeni gjetur i përshtatshëm për një vizë jo imigruese nën seksionin 214(b) të ligjit amerikan për imigrimin.

Një mohim sipas seksionit 214(b) do të thotë se nuk arritët të demonstronit se aktivitetet tuaja në SHBA ishin në përputhje me klasifikimin e vizave jo emigruese për të cilën ju aplikuat, ose që informacione shtesë dolën në dritë pas intervistës tuaj për të mbështetur mohimin e vizës sipas seksionit 214(b).

Teksa çdo klasifikim për vizat jo emigruese ka kërkesat e veta, një kërkesë për çdo kategori vizash joemigruese është që aplikanti të demonstrojë se ai ose ajo ka një rezidencë në një vend të huaj të cilën nuk ka qëllim që ta braktisë.

Aplikantët zakonisht i përmbushin këto kërkesa duke demonstruar se kanë lidhje të forta jashtë SHBA-ve dhe se do të kthehen në vendin e tyre pas një vizite të përkohshme në SHBA.

Këto lidhje përfshijnë ato profesionale, pune, shkolle, familje, ose lidhje shoqërore në vendin e tyre. Ju nuk keni demonstruar se i keni këto lidhje që do t’ju detyronin të ktheheshit në vendin tuaj pas vizitës në SHBA.

Vendimi i sotëm nuk mund të riapelohet. Sidoqoftë ju mund të riaplikoni në çdo kohë. Nëse vendosni të riaplikoni duhet të dorëzoni një aplikim të ri dhe foto, pagesë për aplikimin serish dhe një datë për intervistim në zyrën konsullore.

Nëse zgjidhni të riaplikoni duhet të përgatiteni për të ofruar informacionin që nuk u prezantua në aplikimin tuaj ose që të demonstroni që rrethanat tuaja kanë ndryshuar që nga aplikimi.

Letra e ambasades amerikane per Agron Gjanen

Letra e ambasades amerikane per Agron Gjanen

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura