Arta Bajrami: Pas martesës dhe vajzës nuk më ka tërhequr shumë skena, por tani rikthehem fort

Jun 24, 2015 | 14:19
SHPËRNDAJE


Këngëtarja e njohur kosovare që tashmë jeton në Gjermani, Arta Bajrami, edhe pse ka krizë të madhe financiare, ajo ka realizuar albumin e ri të titulluar ‘’Victory’’, që mban edhe emrin e vajzës së saj.  Këngëtarja seksi tregon edhe arsyet e shkëputjes prej një kohe pasi u martua dhe lindi vajzën, por tani gati çdo 2 vjet sjell nga një album të ri me këngë të reja. ‘’Unë jam martuar në vitin 2009. Atëherë kisha dy albume dhe tani, kur krijon familje, nuk mundesh gjithmonë me qenë aktive e veçanërisht pas vajzës, nuk më ka tërhequr skena edhe aq shumë se isha në një periudhë të re të jetës dhe doja ta shijoja. Albumi i gjashtë në radhë përmban 10 këngë të reja komplet të punuara me vëllain Arbasin, një album tipik i imi me këngë ritmike, pop, techno, R&B dhe folk të zhanrit tim që nuk i iki dot. Dy këngë janë balada të dhimbshme, njëra i kushtohet nënës, me një tematikë se si fëmijët nuk e dëgjojnë nënën për jetën private dhe një tjetër për dashuri. Fjala është për tekstshkrues që më dinë shijen dhe jetën familjare, e m’i kanë përshtatur nja dy tekste personale. Victoria do të thotë triumph, fitore, ndaj kam menduar që albumit t’i vë atë titull’’, thekson më tej Arta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura