Arta Bajrami e pranon: E thjeshtë dukesh më seksi

Jul 9, 2015 | 14:04
SHPËRNDAJE


Këngëtarja Arta Bajrami, e cila spikat për vokalin e saj atraktiv, pas lançimit të disa projekteve të reja për tregun muzikor shqiptar, ka realizuar edhe një fotosesion, në të cilin duket mjaft seksi dhe në formë, edhe pse gjithmonë e ka pasur problem peshën. Por që duket më bukur e pranon edhe vetë këngëtarja. ‘’Në një farë mënyre pajtohem, por jo që unë jam bërë më e bukur, sepse unë akoma ajo jam. Por e dini ku qëndron sekreti? Pikërisht në vetëdijësimin se duhet jetuar në mënyrë të shëndetshme (pra, kujdes në ushqim dhe të jesh sa më aktive fizikisht), por edhe vetëdijesimi se ‘less is more’, që do të thotë se sa më pak grim, sa më natyrale, jo vulgare në veshje, por sa më e rafinuar, aq më sensuale dhe më atraktive. Tani kam realizuar edhe logon ARTA, që është po ashtu mjaft mirë e dizajnuar dhe shkon shumë bukur me imazhin tim të ri, seksi, por e sofistikuar’’, shprehet këngëtarja e njohur, e cila këtë sezon është tejet e angazhuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura