Arsyet se pse gratë e shmangin marrëdhënien intime me kalimin e viteve

Oct 19, 2017 | 12:52
SHPËRNDAJE

Frika nga dhimbjet gjatë seksit apo problemet në rrugët urinare janë arsyet kyçe pse gratë shmangin intimitetin me kalimin e viteve. Dy nga dhjetë gra që kanë kaluar menopauzën pohojnë se shmangin seksin sepse kanë frikë se do t’u dhemb, ndërsa një në dhjetë pohoi se kanë probleme me fshikëzën e urinës.

Nëpërmjet këtij studimi ekspertët zbuluan se rënia e aktivitetit seksual me kalimin e viteve vjen jo domosdoshmërish sepse nuk janë të interesuara për seks, por në fakt problemi për një pjesë është kryesisht fizik. Më shumë se 1.500 gra u bënë pjesë e këtij pyetësori.

Dhimbja gjatë seksit u raportua si problem nga 20% prej tyre, ndërsa 9% kishin probleme me fshikëzën urinare, që lidhen me frikën se mund të urinojnë në krevat apo mbase do t’u duhet të ndërpresin aktin dhe të shkojnë në tualet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura