Arsyet pse nuk duhet ta përdorni telefonin gjatë pushimit në punë

Nov 7, 2019 | 16:15
SHPËRNDAJE

Nëse gjatë pushimit në punë ju jeni një nga ata njerëzit që menjëherë vendosin dorën tek smartphone-i, duhet ta dini se kjo nuk është një ide e mirë. Përdorimi i telefonit celular e ndalon trurin që të “rimbushë bateritë”, duke sjellë si pasojë që të rikthehemi në punë të lodhur. Kështu thotë studimi i bërë nga Universiteti Rutgers i botuar nga Journal of Addiction.

Studimi tek studentët

Studiuesit u kërkuan 414 studentëve të zgjidhnin një seri prej 20 pjesësh misterioze. Në mes të stërvitjes, disa bënë pushim dhe u lejuan që të përdornin telefonin celular, ndërsa të tjerët kishin vetëm letër ose kompjuter, ndërsa grupi i tretë nuk bëri pushim. Pjesëmarrësit që përdorën smartphone, pas pushimit, morën 19% më shumë kohë për të zgjidhur ushtrimet, duke gjetur 22% më pak fjalë, një performancë pak më e mirë se ata që nuk kishin pasur shansin të bënin një pushim.

Rritni nivelin e shpërqendrimit

Sipas Terri Kurzberg, një nga autorët e hulumtimit, përdorimi i smartphone-it gjatë bërjes së diçkaje tjetër është bërë shumë i zakonshëm, por kjo sjellje mund të kushtojë shtrenjtë, pasi shkakton nivele të larta shpërqendrimi që e bëjnë të vështirë rikthimin e vëmendjes në atë që po bënit më parë.

Burimi / pernenat.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura