Arsyet pse njerëzit thonë ‘JO’ në altar

Nov 8, 2019 | 17:12
SHPËRNDAJE

Burrat përpiqen t’i rezistojnë martesës, megjithëse përfitojnë më shumë nga ajo. Rezulton se ata nuk duan ta bëjnë këtë sepse kanë frikë se gruaja e tyre e ardhshme, pasi do të fillojë t’u tregojë atyre se çfarë të bëjnë. Kjo mund të jetë një arsye e rëndësishme për të thënë, “Jo”. Më poshtë ju tregojmë pse një person vendos të mos martohet në minutën e fundit.

Presioni nga familjarët, miqtë

Është e trishtueshme, por ndonjëherë të afërmit tanë e shohin situatën tonë ndryshe dhe mund t’ju sjellin dyshime. Për shembull, kushërinjtë tuaj mund të vijnë dhe pa takt ju thonë se po bëni një gabim të madh që po martoheni, pasi nuk ju shohin shumë të dashuruar. Një martesë është një ngjarje emocionuese dhe stresuese, prandaj një presion i shtuar do t’ju bëjë të tërhiqeni.

Një mashkull mendon se e vetmja gjë që një grua do është dasma

Një burrë rrëfeu se pas propozimit, gruaja e tij e ardhshme u përqendrua vetëm tek dasma. Ajo donte një dasmë të madhe, ndërkohë ai dëshironte krejt të kundërtën. Mosmarrëveshja ishte e madhe dhe në fund ai hoqi dorë.

Nuk jeni të lumtur me atë person

Jeni të dashuruar, por jeni në depresion. Ndonjëherë dashuria nuk mjafton. Prandaj, ka meshkujt që zgjedhin t’i thonë “jo” një vajze në altar pasi nuk ndihen të lumtur me të. Do ishte më mirë t’ia thonin më parë, pa i vrarë zemrën, por mbase në atë moment diçka lëviz në mendjen e tyre.

E kuptoni që ajo nuk është për ju

Një tjetër vajzë tregoi pse dhëndri hoqi dorë: Ai kaloi shumë kohë me ish-in e tij, në vend që ta ndihmonte të organizonte gjithçka. Pak më vonë, burri i tha asaj se kjo e kishte ndihmuar atë të kuptonte se ajo nuk ishte argëtuese dhe se ata nuk përshtateshin me njëri-tjetrin. Ndonjëherë njerëzit e kuptojnë papritur se diçka nuk është në rregull dhe vendosin të tregojnë në altar vendimin e tyre.

Sepse dikush bëhet shumë kontrollues

Ju mund të filloni të dëshironi të kontrolloni gjithçka: nga festa e tij ose e saj, madhësinë e shtratit të ardhshëm, deri në erën e luleve në dasmën tuaj, madje edhe duke e telefonuar çdo orë për të pyetur se si po shkon në punë… personi fillon të shohë një pjesë tjetër tuajën që mund të mos e pëlqejë.

Debati para ceremonisë

Çdo çift mund të debatojë, por ndonjëherë debati para ceremonisë mund të jetë arsyeja pse njerëzit mund të sillen në një mënyrë të papritur. Dikush mund të bërtasë, një person tjetër thjesht mund të dëgjojë dhe dikush tjetër mund të ik, sepse befas kuptojnë se mënyra se si ata zgjidhin problemet është shumë e ndryshme nga bashkëshorti i tyre i ardhshëm.

Për shkak të pasigurisë

Një histori interesante u tregua në Reddit, pse një mik u la në altar. Ai ishte totalisht i dashuruar dhe i propozoi asaj. Ajo ishte e pasigurt dhe kurrë nuk kishte qenë në një lidhje para kësaj dhe luftuan shumë. Në fund vajza thjesht i dha fund.

Abuzimi emocional

Nëse nuk martoheni me mua, unë do t’i bëj diçka vetes. Unë nuk mund të jetoj pa ty. Ka persona që përpiqen të përdorin çfarëdo lloj mashtrimesh dhe manipulimesh që t’ju bindin që të martoheni me ta. Mirëpo, kur vjen momenti i dasmës, një person i manipuluar e kupton se thjesht nuk mund ta bëjnë këtë gjë.

Burimi / https://brightside.me/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura