“Arsyeja pse zgjohem çdo mëngjes…”, Elita Rudi tregon se si është të kesh një fëmijë

Nov 16, 2019 | 10:19
SHPËRNDAJE

Moderatorja simpatike Elita Rudi dhe reperi i njohur Gjiko vetëm përpara disa muajsh u bënë prindër të një djali. Prindërit e tij ndajnë shpesh herë në rrjetet sociale foto me Zërin e tyre të vogël.

Që nga ardhja në jetë e vogëlushit, duket se Elitës i ka ndryshuar jo vetëm jeta por edhe përditshmëria e fotove të postuara në ‘Instagram’.

Së fundmi moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dy foto me të voglin e saj, ku tregon se si i ka ndryshuar jetë që nga ardhja në jetë e tij.

“Të kesh një fëmijë është një ndryshim në jetën e një njeriu. Të jep të gjitha prespektivat se pse duhet të zgjohesh çdo ditë. Mami të do shumë”, shkruan Elita përkrah fotove.






NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura