“Arsyeja pse u rrah biznesmeni libanez janë pronat te Gjiri i Lalëzit”

Sep 15, 2016 | 9:20
SHPËRNDAJE

Gazetari, Artan Hoxha gjatë emisionit “Opinion”, ka deklaruar pak kohë para se të ndodhte ngjarja e rrahjes së biznesmenit me shtetësi amerikane, Faadi Mitri, kishte marrë informacion që dikush po kërkonte prej kohësh ta godiste për problemin e pronës në Gjirin e Lalëzit.

Sipas Hoxhës, biznesmeni kishte kohë që ruhej pasi edhe më përpara kanë tentuar t’i bëjnë presion.

Hoxha thotë se biznesmeni po udhëtonte me vajzën dhe gruan e tij në makinë, kur personat e kanë goditur makinën e tij nga prapa në rrugën drejt Rinasit dhe më pas e kanë dhunuar.

Artan Hoxha: Ka pasur një koincidencë ditën e ngjarjes. Kam qenë në një lokal, kisha kohë pa dalë në bllok ku rinë gazetarët dhe rastësisht vjen një person i njohur. Më thotë që ka një problem me një biznesmen. Kanë ardhur disa njerëz- thotë – ka marrë masa për tu mbrojtur. Çështje prone.

Fiks pas dy orësh shkova në redaksi. Shoh lajmin që ishte goditur biznesmeni. Ishte i njëjti. Objekti që ka atje në Gjirin e Lalzit është bërë problem. Bëhet fjalë për sipërfaqen që kishte një gardh që hynte 100 m në det. Gardhin e kishin sulmuar disa herë. Ishte bërë problematike. Ky do largohej nga Shqipëria, po shkonte në makinë me gruan dhe vajzën. Para kryqëzimi të Laknasit,  është goditur nga mbrapa makina.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura