“Arsyeja pse do vdisja për djalin që dua!”, Fifi tregon anën dramatike në lidhjen e saj të komplikuar

Apr 18, 2021 | 22:07
SHPËRNDAJE

“Mbarova pas teje” e Filloreta Raçit (Fifit) shkon një hap më tej, ndërsa thotë “Do vdisja për të”. Pak net më parë, Fifi e ka kaluar kohën duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve që lidhen ose me projektet muzikore, miqësitë apo dashurinë.

E pyetur nëse do vdiste për njerin që do apo të mos dashuronte dot më asnjëherë, Fifi ka nxjerrë në pah anën më dramatike të saj me përgjigjen, në të cilën ka shkruar: “Do vdisja për atë që dua! Nuk ia uroj askujt zemrën akull”.

Ndërsa për të gjithë ata që i kanë sytë nga muzika dhe po presin projektet e reja të saj, Fifi ka zbuluar se kënga me Brunon do të dalë më shpejt nga ç’mendojnë të gjithë.

“Më shumë se shpejt dhe më besoni që është një prej këngëve më të bukura, që i shtohet repertorit tim”, ka shkruar ajo. Por le të kthehemi te jeta private dhe dashuria, një çështje që është diskutuar jo pak në jetën private të Fifit.

Në dhjetor u fol për një ndarje nga i dashuri që e ka në distancë, për të cilin vetë Fifi me deklaratat e saj la të kuptohej se ndoshta bëhej fjalë për një lidhje të njëanshme, pra, që “viktima” është ajo. Një tatuazh për të, e konsideroi mashkullin me rol të rëndësishëm në jetën e saj, por me të cilin kishte një marrëdhënie të komplikuar.

E dy muaj pasi këngëtarja Fifi zyrtarizoi lidhjen me djalin që jeton në Gjermani, Xhulio Tabakun, duke deklaruar se për të ishte gati të hiqte dorë nga gjithçka, ajo e deklaroi veten “single” pak para Vitit të Ri.

E pyetur nga ndjekësit nëse është apo jo në një lidhje, këngëtarja u përgjigj në formë të prerë duke thënë: “JO!”.  Pas kësaj, këngëtarja u pyet edhe për martesën, përgjigjja e së cilës e përforcoi faktin se është “single”.

“Kur do martohesh?”, i shkroi një nga fansat, të cilit Fifi iu përgjigj: “Ka mrri kali, po princin s’e di ku ma kish lon”.

Dihet që këngëtarja u vendos përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë: familja apo “stracciatella” (pseudonimi i saj për të dashurin, të cilin e ka edhe tatuazh në trup).

Këngëtarja u shpreh se edhe “stracciatella” mund të bëhet familja e saj në të ardhmen, prandaj do të zgjidhte këtë të fundit. Nisur nga kjo, një nga ndjekëset i tha se është habitur nga fakti që ajo e quan “pikë të dobët” personin e zemrës, pasi një ditë ai mund të ndahet prej saj.

E në lidhje me këtë, Fifi shkroi: “Edhe mundet shpirt! Nuk i dihet jetës! Ndoshta e ka bo, ndoshta edhe jo. Kjo çështje besoj nuk ju takon fare me e diskutu me mua. Në fund të ditës është gjëja ime personale, që refuzoj t’ju jap përgjigje. Jo vetëm kësaj, por 80% të pyetjeve lidhur me “stracciatellan”.

Për më tepër, nëse më parë këngëtarja ndiqte vetëm një person në “Instagram”, Xhuljo Tabakun, sot ajo ndjek shumë miq të saj, por jo djalin që jeton në Gjermani. Pak kohë më parë, Fifi bëri një deklaratë duke treguar raportet që kishte me tre persona: me Flor Mumajesin, me Stresin dhe me Xhuljo Tabakun.

Por fjalët, sipas saj, u keqinterpretuan dhe duket se kjo e ka bezdisur këngëtaren. Për këtë arsye, nëpërmjet një postimi të gjatë në “Instastory”, Fifi sqaronte se është e dashuruar, por s’ka asgjë më shumë për të thënë.

“Jo shumë kohë më parë kam thënë në një status që kur të kem gjëra konkrete do t’ju them vetë personalisht dhe e vetmja gjë konkrete është që jam e dashuruar. Ndërkohë, zonja dhe zotërinj, m’keni prek n’familje, m’keni prek n’kallo”, shkruante ajo ndër të tjera.

Fifi gjithashtu tregoi se mbase ishte faji i saj që kishte zgjedhur të ishte sociale dhe të ndante me të tjerët pothuajse çdo moment nga jeta e saj e përditshme.

Dyshime të afërme janë se pas ndarjes, ata mund të jenë duke e rishikuar marrëdhënien e komplikuar me djalin, për të cilin Fifi dikur thoshte “Mbarova pas teje” e tani shkon në një hap më të avancuar ndërsa thotë “Do vdisja për të”.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura