Arsimi dhe pagat e mësuesve/ Rama thumbon opozitën: Me rrjepjen e dytë më të madhe shtetërore, pas firmave piramidale morën në qafë…

Mar 16, 2021 | 10:05
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në prezantimin zyrtar të programit të PS-së për shkollat dhe universitetin nëse fiton mandatin e tretë qeverisës të vendit tha se pagat e mësuesve do të rriten edhe me 40%.

Ndërsa në fjalën e tij Rama thumboi opozitën, e tha se në qeverisjen e tyre bënë që familjet shqiptare të “rripeshin” edhe një herë njësoj si në kohën e firmave piramidale.

Nuk mjaftojnë as ato që kemi bërë në arsimin e lartë për universitetet, ku këta, ja dolën e nxorën kokën sapo dëgjuan fjalën uiniverstitet. Këta që duan të rikthehen në drejtimin e arsimit morën në qafë breza të tërë studentësh me kristalet e llamarinat e magazinat e diplomave, në rrjepjen e dytë më të madhe shtetërore të familjeve shqiptare pas firmave piramidale, pas gënjeshtrës së dytë më të madhe të arsimimit të lartë të të gjithëve”.

Rama tha se për një gjë ndihet krenar me arritjet e qeverisë së tij, kur fëmijët e VIP-ave siç tha nuk hyjnë më dot në universitet nëse nuk e meritojnë atë vend.

“Jam krenar për një arritje, që e kanë prekur, jetuar, shijuar vlerësuar maturantët pa lekë, pa krushq e miq pa litarë partie në qafën e tyre të njomë, falë rivendosjes së konkurrencës e meritës për herë të parë në historinë e dhimbshme e të lodhshme të këtij tranzicioni në sitemin e hyrës në universitet i gjen cdo fundverë në krye të listave hyrëse, zotër të vetes dhe gur të rëndë në vendin e vet, krenar kur fëmija e një VIP-i nuk e meriton të hyjë një universtuet në atë fakultet që i ka vënë syrin për të fituar një vend pëllumbash me vonë, s’ka shans për të hyrë, apo kur del prapa fëmijës së një cobani ska shans ta parakalojë se sistemi i hyrjes në unuiversitet është digjital, transparent e i pamanipulueshëm.

Përvec ankesave e sharjeve e kujave të atyre të treve e shumë si këta që u hodhën përpjetë kur ne imponuam këtë sistem të ri hyrës asnjë ankese, as edhe një nga të interesuarit, maturantët studentë për marrjen e vendit të tyre të merituar nga dikush tjetër, s’ka kënaqësi më të madhe”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura