Arsimi dhe e ardhmja

Jun 30, 2020 | 9:47
SHPËRNDAJE

RINALD MUÇA RINALD MUÇA

Arsimi është në krizë kudo në botë dhe ca më shumë këtu në vendin tonë. Këtë nuk ka nevojë të na e dëshmojnë me fjalë e vepra të herëpashershme manjatët e teknologjisë, si Gates, Musk apo Zuckenberg, që lanë shkollën për të udhëhequr tregun, as axhendat e politikanëve që krijojnë realitete brenda e jashtë vendit, të shurdhëta ndaj mendimeve të akademikëve e studiuesve, as kamerieri i diplomuar për filozofi që i servir përditë kafenë “helm” profesor Fugës. Mjafton të jesh prind i një fëmije maturant apo student në shkollë të lartë, për ta ndier krizën te pasiguria e së nesërmes, sepse ndryshe nga dikur, diç nuk shkon … diploma nuk është më garanci për të ecur përpara në jetë, profesionalisht dhe personalisht.

Sigurisht, në një botë të përmbytur nga informacioni, ku koha rrjedh gjithnjë e më shpejt dhe ku ndryshimi është e vetmja konstante, arsimi është më i riskuari. Çfarë njohurish do t’u japim fëmijëve e të rinjve për t’i bërë të zotë për të ardhmen? Më shumë informacion? Nëse deri dje aksioma e suksesit ishte “informacioni është pushtet”, sot narrativa ka ndryshuar, “kthjelltësia është pushtet”. Çdokush me një celular a tablet në xhep, i çliruar nga censurat ideologjike të së kaluarës, është në gjendje të recitojë enciklopedi pa fund nëse del e nevojshme. Por në simbiozën e kahershme mes njeriut e teknologjisë duhet të jemi të kujdesshëm se kush po përdor kë. Ashtu si para 10 mijë vjetëve, në lindje të revolucionit bujqësor (zhvillimit më të madh teknologjik e kulturor nëse i besojmë historisë), ku nuk ishte e qartë nëse njeriu kultivoi grurin apo gruri njeriun, ashtu edhe sot teknologjia e informacionit mbart potencialin të kultivojë mendje të cekëta, që riciklojnë dhe amplifikojnë informacion dhe mendje të thella që zbulojnë dije dhe shpien përpara shoqërinë. Mos duhet ndoshta t’i mësojmë si të mendojnë? Po atëherë, si mund të presim prej tyre t’i zgjidhin problemet me të njëjtën mendësi me të cilën i krijoi brezi paraardhës?! A nuk ndodhte kështu në të kaluarën, kur prindërit dhe shoqëria i mësonin vajzës si të ishte e bindur dhe të fokusohej te burri e fëmijët, apo kur mësuesi përpiqej të na shpjegonte parimin e punës së gypit katodik, ndërkohë që koha eci dhe femra duhej të ngjiste me guxim shkallët e karrierës dhe televizorët e sheshtë e çuan gypin katodik në muze!

Edukimi/arsimimi është guri i Sizifit në shpinë të shoqërisë. Është ai që krijon e i jep kuptim universit tonë si individë e më tej si komunitet, nën peshën e tij përpiqemi të bëjmë përpara vazhdimisht e vazhdimisht. Por ashtu si guri i Sizifit, edukimi përfaqëson dhe absurdin e një peshe që nuk vlen më, të një dijeje tashmë të tejkaluar nga koha. Ne si shqiptarë e dimë mirë këtë, të paktën ata të lindur përpara viteve ’80. Arsimi i atëhershëm, i fokusuar në riprodhimin e ideve të gatshme, me trajtimin bardhezi të historisë, me filozofinë e kultit të individit dhe amputimin që i bëri shpirtit sipërmarrës krijoi një “gur” të rëndë për rendin e ri demokratik të viteve ’90 e në vijim. Pasojat e një edukimi të tillë vihen re ngado, ne vazhdojmë t’i mbartim ende mbi shpinë te modeli ekonomik që kemi ngritur, te modeli politik që i servirim vetes tash sa vjet, te trajtimi i atyre që janë ndryshe, te përkushtimi për të hyrë në BE, por ç’është më e rëndësishmja, te kultura që thithin çdo ditë fëmijët tanë, arsimimi i të cilëve, si për absurd, duket edhe më i dobët nga ai i së kaluarës moniste.

Është e vështirë të bësh arsim. Që nga mësuesi atje në fshat e deri te ministri në qeveri. Janë bërë vazhdimisht përpjekje për reforma në arsim, në nivelin e ulët, të mesëm dhe të lartë. Reformës në arsimin e lartë, nisur në vitin 2013 dhe miratuar në 2015-ën me ligjin përkatës, KLSH-ja i ka kushtuar tri auditime performance. Tek i pari, në vitin 2013, fokusuam kurrikulën dhe konkluduam se: “Kurrikulat universitare në IAL-të publike, për ciklin e parë dhe të dytë, janë në një fluks të vazhdueshëm ndryshimi, por shpeshherë të shkëputura nga realiteti për të cilin duhet ta përgatisin studentin, importuar teorikisht nga vendet më të zhvilluara, por të patestuara në mjedisin shqiptar, të lidhura me interesat personale të profesoratit dhe të riskuara për mos të krijuar një traditë në vazhdimësi dhe ekuivalentim dijesh ndër vite”. Tek i dyti, në vitin 2017, audituam mënyrën sesi maturantët pranoheshin në universitetet publike dhe konkluduam ndër të tjera se: “Modeli i pranimit që u aplikua në vitin 2016 dhe vijon të implementohet edhe aktualisht nuk është ai i duhuri, si në konceptim, ashtu edhe në aplikim. Ky model nuk është në përputhje me frymën e ligjit 80/2015 dhe as me praktikat e mira të vendeve perëndimore, prej nga ky ligj është përshtatur. IAL-të duhet ta konceptojnë, dizajnojnë dhe implementojnë vetë procesin e pranimit, në përputhje me ligjin dhe praktikat e mira. Kriteret e tyre të pranimit duhet të reflektojnë një politikë afatgjatë të tyren, që t’u mundësojë aplikantëve profilizimin potencial në arsimin e mesëm, sikurse nuk duhet të kufizohen vetëm në përllogaritjen e mesatareve, por mund të përfshijnë edhe aspekte të tjera të vlerësimit të kandidatëve, sidomos për programet e preferuara të studimit”. Tek i fundit, në vitin 2018, u fokusuam në cilësinë dhe tarifimin e shërbimeve studentore dhe konkluduam midis të tjerash se: “IAL-të kanë vijuar të qëndrojnë pasive për të marrë përsipër përgjegjësitë dhe identifikuar e implementuar një strategji kompetitive për të rritur rolin e tyre në tregun e dijes, si në kërkim shkencor, ashtu edhe në përgatitjen e një force të kualifikuar të punës për industrinë dhe prodhimin. IAL-të nuk kanë identifikuar kostot e shërbimeve që ofrojnë dhe nuk kanë ngritur një sistem të vlerësimit të performancës për të gjeneruar natyrshëm një raport optimal burime-shërbime.

Ndarjen e menaxhimit nga akademia, drejtuesit e IAL-ve e kanë konceptuar si burim konflikti dhe jo si rritje të cilësisë vendimmarrëse me bazë specializimin e funksioneve. Si platforma inkubative për të krijuar dhe përçuar në krejt shoqërinë modelin demokratik të një qeverisjeje me bazë dijen, transparencën, integritetin dhe rolin fisnik të arsimit, IAL-të kanë dështuar me sukses”. Në të tria auditimet, rekomandimet tona ranë në vesh të shurdhër. Pavarësisht angazhimit edhe të organizatave të tjera me fokus studentin, sikurse e dëshmoi edhe shkrimi përpara disa ditëve i profesor Koxhajt të Fakultetit Ekonomik, këtu në Tiranë situata vijon të mbetet problematike, madje e përkeqësuar për studentët. Një tjetër reformë e ndërmarrë në arsim është edhe ajo me fokus kurrikulën e sistemit parauniversitar. Kjo reformë e nisur në 2014, formuluar përmes Strategjisë 2014-2020 me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë dhe në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 të OKB-së, synon ndryshimin dhe përshtatjen e kurrikulës, për të nxitur te fëmijët dhe adoleshentët të menduarin kritik, komunikimin, bashkëpunimin, krijueshmërinë, shkathtësimin dhe aplikimin e dijes. Për të gjithë ata që nuk janë në dijeni të kësaj reforme, një produkt “jashtë serie” i saj ishte edhe testi i Letërsisë për maturantët me personazh Turin dhe varkën e tij. Edhe këtë reformë, KLSH-ja, përmes departamentit të performancës, e ka audituar fillimisht në vitin 2015 për arsimin profesional, duke konkluduar se ky arsim është lënë në harresë dhe nuk funksionon si hallkë e furnizimit të tregut të punës me profesionistë e zanatçinj të rinj. Po kështu, i njëjti departament e vuri në planin e punës auditimin e arsimit të përgjithshëm parauniversitar në 6-mujorin e parë 2020, por pandemia dhe mbyllja e parakohshme e shkollave e pamundësuan realizimin në afat të saj. Por përtej Turit dhe polemikave që shkaktoi parashikimi i sjelljes së tij, nga të dhënat e fazës studimore të auditimit konstatohet se për këtë reformë janë angazhuar me seriozitet një sërë institucionesh në varësi të MASR-së, është krijuar korniza kurrikulare nën mbikëqyrjen e ish-ministres Nikolla, janë hartuar tekstet shkollore dhe janë trajnuar mësuesit, sikurse janë nxjerrë një sërë aktesh nënligjore nga ministrja aktuale. Ajo që mbetet ende sfidë është lëvrimi i saj me efektivitet te nxënësit, nga mësues të cilët e kanë të vështirë të ndryshojnë mendësinë e tyre e më pas të mbjellin farën e dijes te fëmijët. Kjo nuk është sfidë shqiptare, por në Shqipëri bëhet edhe më e vështirë për shkak të (vetë)lënies në harresë dhe (vetë)zhvlerësimit që i është bërë vazhdimisht profesionit të mësuesit.

Sikur të mos mjaftonte kjo sfidë, që kërkon kohën dhe mundin e vet nga çdokush i përfshirë në të, kurrikula e re është vënë që prej disa javësh nën breshërinë e sulmeve të tepruara, që rrezikojnë ta asfiksojnë që në lindje. Nga njëra anë sulmohet furishëm e vazhdimisht prej profesorëve universitarë, të cilët përveç halleve që kanë në fakultetet ku japin mësim, Sikur të mos mjaftonte kjo sfidë, që kërkon kohën dhe mundin e vet nga çdokush i përfshirë në të, kurrikula e re është vënë që prej disa javësh nën breshërinë e sulmeve të tepruara, që rrezikojnë ta asfiksojnë që në lindje. Nga njëra anë sulmohet furishëm e vazhdimisht prej profesorëve universitarë, të cilët përveç halleve që kanë në fakultetet ku japin mësim,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura