Arsenali i armëve/ Paloka: Rama e mohoi në Euronews, sot u kap banda

May 21, 2016 | 11:13
SHPËRNDAJE

“Kur gazetarja e Euronews e pyeti për trafikun e armëve, Edi Rama iu hakërrye keq, sikur ajo po sajonte e po shpifte. Por sot është kapur një grup që trafikonte jo vetëm armë të lehta, por dhe mitralozë e granata”. Kështu shprehet numri dy i PD-së, Edi Paloka, duke reaguar pas operacionit policor që u finalizua me sekuestrimin e një sasie rekord arsenali armesh e municionesh.

Edi-Paloka

Sipas Palokes, Rama me siguri nuk di më pak se gazetarja e Euronews, por mundohet ti fshehë këto trafiqe e trafikantët, dhe madje t’i mbrojë ata.

“Siç bëri me Balilin, siç bën me Habilajt e shumë banda të tjera. Po krimet janë të rënda shumë e nuk mbulohen dot prej tij. Të habiturin e të paditurin bëri dhe për avionët e drogës, po ato mbushën qiellin. Është e qartë se Rama s’ka padije për këto punë, se këto punë bëhen me licesën e tij. Ai thjesht mundohet ti fshehë”- tha Paloka. ​

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura