Arsenal armësh, kallëpe tritoli dhe kanabis, dy në pranga

May 22, 2015 | 12:51
SHPËRNDAJE

LUSHNJE/ Dy persona janë arrestuar në Lushnje, pasi u është kapur në banesë arsenal armësh, kallëpe tritoli dhe vazo në të cilat ishte mbjellë kanabis sativa.


Policia e Lushnjes ben me dije se ne kuader të operacionit të koduar “Rrapez” u arrestuan shtetasit Edmond Velcani, 49-vjeç dhe Ledion Velçani 19-vjeç, te dy banues ne Rrapez-Lushnje. 

“Arrestimi i tyre u be per arsye se ne banesen e tyre u gjenden; dy pushke 20, dy krere me 20 fisheke , nje kreher 30 fisheke, 5 kallepe tritol 200 gram, 1 kallep tritoli 400 gram, 39 kapasolla detonatore, 75 cope fisheke , fitil zjarrpercjelles 40 m”- njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura