“Arsenal armësh, drogë dhe makina të blinduara”, çfarë sekuestroi policia gjatë megaoperacionit me 27 të arrestuar

Oct 22, 2018 | 11:25
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në një deklaratë të përbashkët për shtyp ka treguar detaje në lidhje me megaoperacion të zhvilluar në ditët e fundit ku ranë në pranga 27 shtetas.

“Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale”, u shpreh Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Po ashtu në deklaratë Veliu tregoi dhe asetet e sekuestruara gjatë këtij operacioni të shtrirë në 12 qytete.

Donika-Prela-Ardi-Veliu-Volvo4

PJESË NGA DEKLARATA

Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:

  • 3 pistoleta;
  • 3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
  • 1 shotgan;
  • Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
  • Peshore elektronike;
  • Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
  • 13 mjete, njëri i blinduar;
  • Sasi e konsiderueshme parash;
  • Rreth 75 telefona celularë.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne i sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura