Arsen Venger merr drejtimin e Kosovës? Reagon trajneri francez: Jam takuar me presidentin Ademi…

| 10:50
SHPËRNDAJE

Prej pak kohësh në Kosovë qarkullojnë lajme se trajneri i njohur francez, Arsen Venger mund të marrë drejtimin e “Dardanëve”.

venger

Këto spekulime janë ngritur pas një takimi që ish-trajneri legjendar i Arsenalit kishte me presidentin e FFK, Agim Ademi. Megjithatë duket se ky takim ka qenë miqësor dhe nuk ka pasur bisedime për të marrë drejtimin e Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga vetë Venger, i cili për “Indeksonline” i pyetur në lidhje më këto zëra është shprehur: “Jo, më falni. Ishte një takim miqësor.”

71-vjeçari për herë të fundit ka drejtuar Arsenalin, ku qëndroi 25 vite duke fituar 3 herë Premier Ligën, 7 kupa të FA dhe 7 kupë të Community Shield.

PANORAMASPORT.AL

 

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.