ARRSH: Kujdes në qarkullim për shkak të ngricave, ja akset problematike

Jan 20, 2016 | 10:12
SHPËRNDAJE

Gjatë 24 orëve të fundit mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot i kthjellët me vranësira të pakta. Shtresa e dëborës ka vazhduar të jetë prezente në zonat malore nga 30-40 cm. Aktualisht thuhet se të gjitha akset kombëtare janë të hapura dhe të kalueshme për automjetet, por në disa rrugë rurale rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për arsye sigurie.

ARRSH ka bërë me dije situatën në të gjithë vendin për kalueshmërinë në akset kombëtare, për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave shumë të ulëta që kanë shkaktuar edhe ngrica.

bora nw kukws (2)

Situata në vend:

Në Rajonin Verior Shkodër:  Në të gjitha akset e këtij Rajoni vazhdon të hidhet kripë, si pasojë e formimit të ngricave nga temperaturat e ulëta. Pjesërisht me zinxhirë qarkullohet vetëm në akset Ura e Cerenecit – Steblevë dhe Qafë Bualli – Krastë. Të gjithë akset e tjera qarkullohen pa zinxhirë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në qarkullim për shkak të ngricave, sidomos në orët e mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit.

Në Rajonin Qëndror Tiranë:  Në të gjitha akset qarkullohet normalisht. Në disa segmente ku ka ngrica , vazhdon spërkatja me kripë. Kujdes duhet të tregojnë përdoruesit e rrugës në vendet ku ka rrëshqitje dherash e gurësh, si dhe në vendet ku rruga ka çedime. Të respektohet sinjalistika e vendosur.

Segmenti Fushë Studë – Steblevë qarkullohet me zinxhirë.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër:  në të gjitha akset e mbuluara me kontrata, kontraktorët janë duke punuar për spërkatjen e akseve nga ngricat e formuara, si pasojë e temperaturave të ulëta. Në qarkun e Korçës, qarkullohet me zinxhirë vetën në Boboshticë – Dardhë. Të gjithë akset e tjerë qarkullohen pa zinxhirë. Të bëhet kujdes nga përdoruesit e rrugës në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, pasi si pasojë e temperaturave të ulëta, ka formim të ngricave në rrugë.

EMERGJENCAT CIVILE, SITUATA DHE MASAT – 20 Janar

QARKU SHKODËR
Qarkullimi i automjeteve në segmentin rrugor rural Bardhet – Iballë është bërë me zinxhirë. Firmat kontraktore kanë punuar për pastrimin e akseve rrugore nga dëbora dhe kanë bërë trajtimin e tyre me kripë. I gjithë qarku është furnizuar me energji elektrike.

QARKU KUKËS
Në qarkun e Kukësit akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të hapura, por në disa prej tyre qarkullimi i automjeteve është bërë me zinxhirë, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit. Qarkullimi i automjeteve në “Rrugën e Kombit” është bërë normalisht dhe pa zinxhirë.

bore emergjencat
Në aksin rrugor rural Ura e Zapodit – Shishtavec qarkullimi është bërë me zinxhirë.
Gjatë gjithë natës firmat kontraktore kanë punuar për pastrimin e akseve rrugore nga dëbora dhe trajtimin etyre me kripë. I gjithë qarku është furnizuar me energji elektrike. Grupet e punës së OSHEE-së kanë riparuar defektet që janë shkaktuar pjesërisht për shkak të kushteve të motit në rrjetin e furnizimit me energji elektrike në disa zona të qarkut.

QARKU DIBËR
Të gjitha akset rrugore në këtë qark janë të kalueshme, por drejtuesit e automjeteve në disa akse rurale, rekomandohen të përdorin zinxhirë për arsye sigurie prej ngricave të krijuara nga temperaturat e ulëta.

QARKU KORÇË
Në këtë qark akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të hapura, por në disa prej tyre qarkullimi i automjeteve është bërë me zinxhirë.
Qarkullimi i automjeteve në akset rrugore Korçë – Ersekë, Korçë – Voskopojë dhe Boboshticë – Dardhë, është bërë me zinxhirë për shkak të dëborës dhe ngricës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura