“Arritja më e madhe e Ramës, fuqizimi i krimit”- Balliu publikon videon e kreut të antimafias italiane

Feb 26, 2020 | 21:32
SHPËRNDAJE

balliuIsh-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka akuzuar kryeministrin Rama se në 6vite ka shënuar vetëm një arritje, atë të “fuqizimit të krimit”.

Balliu ka publikuar një video të kreut të antimafias italine, për të mbështetur deklaratën e tij, se qeveria Rama ka lejuar në 6 vite, që kriminelët të pastrojnë paratë e drogës me tendera dhe koncensione.

“FUQIZIMI I KRIMIT, ARRITJA MË E MADHE E EDI RAMËS NË 6 VITE

Kryeministri i votave të vjedhura me krimin nuk e mbulon dot partneritetin e tij me bosët kryesorë të krimit të organizuar në Shqipëri.

Në qeverinë e tij, kriminelët kanë pastruar paratë e trafikut të drogës me leje ndërtimi, me tendera dhe koncesione.

Është mbështetja politike e qeverisë së Edi Ramës që ka fuqizuar krimin shqiptar, për të cilin flet kreu i antimafies Italiane”, thekson Balliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura