Arritja historike e Berat Gjimshitit, bëhet lojtari i parë i Kombëtares që…

Aug 12, 2020 | 23:33
SHPËRNDAJE

Berat Gjimshiti shkroi historinë mbrëmjen e sotme, edhe pse fundi ishte dramatik për skuadrën e Atalantës, që u eliminua me rezultatin 1-2 nga PSG-ja teksa të dyja golat u realizuan në minutat e fundit, konkretisht 90 dhe 90+3.

Gjimshiti

Mbrojtësi shqiptar, u bë lojtari i parë i Kombëtares shqiptare që luan në çerekfinalet e Champions-sit, teksa askush tjetër që ka veshur fanellën kuqezi, nuk e ka prekur dot këtë fazë, të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Gjimshiti bëri paraqitje fantastike, teksa iu afrua edhe 2 herë golit, po pa mundur të shënojë. Ai u zëvendësua nga trajneri Gasperini në minutën e 60-të, për shkak të disa shqetësimeve në këmbën e djathtë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura