Arritja e marrëveshjes mes Greqisë e Maqedonisë, Bushati: Kjo hap rrugën e integrimit për gjithë rajonin

Jun 12, 2018 | 20:21
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka përshëndetur dy vendet fqinje për arritjen e marrëveshjen për çështjen e emrit.

Në një postim në rrjetet sociale Bushati shkruan se arritja e kësaj marrëveshjeje mes Maqedonisë dhe Greqisë, “hap rrugën e integrimit në familjen euro-atlantike jo vetëm të një vendi por për gjithë rajonin.”

“Urime fqinjëve dhe miqëve tanë që  përparuan duke arritur marrëveshjen mbi çështjen e emrit. Kjo hap rrugën e integrimit në familjen euro-atlantike jo vetëm të një vendi por për gjithë rajonin. Pavarësisht gjithë vështirësive, diplomacia funksionin”, ka shkruar Bushati.

bushati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura