Arritja e konsensusit, Rama: Vijat e kuqe mbetën thellësisht të kuqe

Jul 20, 2016 | 15:24
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar lajmin që dha kreu i PD Lulzim Basha për arritjen e konsensusit dhe miratimin nesër në seancë parlamentare të reformës në drejtësi.

Ai ka ndarë edhe mesazhin e dërguar nga komisioneri Hahn drejtuar tre liderëve kryesore të tre partive politike në vend lidhur me rolin e ndërkombëtarëve në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

Rama mban ne duar Draftin e Reformes Kushtetuese
Rama mban ne duar Draftin e Reformes Kushtetuese

Deklarata e plotë e Edi Ramës:

Është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët, për të gjithë qytetarët e këtij vendi, të cilët tanimë e kanë marrë lajmin, se PD i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë që bashkë me shqiptarët çojnë përpara një reformë historike që i hap rrugë revolucionit në sistemin e drejtësisë për përmbysjen përfundimtare të kastës të të korruptuarve që mban peng drejtësinë në këtë vend.

Êshtë kënaqësi të ndaj me ju tekstin e mesazhit që unë kryetari i Kuvendit, dhe kryetari i opozitës kemi marrë nga BE, nëpërmjet komisionerit Hahn:

I dashur Kryeministër,
I dashur Kryeparlamentar,
I dashur kryetar i Partisë Demokratike,

Në vijim të bisedave të mia telefonike dje dhe sot, me të tre ju, unë dua të ritheksoj pikat e mëposhtëme të të quajturit “propozim hibrid”, të cilat i keni mbi tavolinë. Këto pika janë vijat e kuqe të komunitetit ndërkombëtar, ashtu siç i kemi nënvizuar në vazhdimësi përgjatë gjithë procesit.

E para, roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ONM duhet të ketë një bazë të ligjshme solide brenda Kushtetutës.

E dyta, unë rikonfirmoj, se siç e kemi bërë të qartë në të gjitha diskutimet, ONM-ja do të japë rekomandime të cilat nuk janë ligjërisht detyruese. Në çdo rast, këto rekomandime do të përmbajnë për çdo qëndrim të mbajtur, një arsyetim shpjegues bazuar mbi kriteret e përcaktuara nga legjislacioni.

Unë besoj që mund të vijojmë më tutje mbi këtë bazë. Siç diskutuam, ju lutem konfirmojeni këtë duke i’u përgjigjur shpejt këtij mesazhi, në mënyrë që votimi në Kuvend të bëhet nesër.

Sinqerisht,

Johannes Hahn

Domethënë që vijat e kuqe ishin, janë dhe do mbeten aty të palëvizura me votimin unanim të Kuvendit.

Që domethënë se falë këtyre vijave të kuqe kjo reformë ka garantaur vijën mbrojtëse nga cdo përpjekje për të penguar revolucionin në drejtësi me mjetet e korrusionit politik apo financiar.

Dua po ashtu t’i jap përgjigje të gjithë atyre që patën një moment shqetësimi lidhur me shpalljen e fitores nga kreu i PD.

Jam shumë i gëzuar që PD u bë pjesë e kësaj fitore të madhe për Shqipërinë. E dyta jam shumë i gëzuar që përpjekja delirante për t’i shpallur luftë SHBA dhe BE rezultoi një flluske sapuni.

Dhe e treta dua të ndaj me ju faktin se ky është drafti i reformës kushtetuese dhe në këtë draft nuk lëviz absolutisht asgjë për sa i përket dy cështjeve që mbajtën peng këtë proces deri në këtë orë të fundit.

Pranisë së OMN në Kushtetutë dhe rolit të OMN.

Për të parën jemi të qartë.

Për të dytën po lexoj përkthimin e asaj që u lexua më parë nga kreu i PD, duke lexuar këtë draft që thotë:

Vëzhguesi ndërkombëtarë ushtron këto detyra

A- jep rekomandime lidhur me kualifikimin dhe ëprzgjedhjen e kandidatëve për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit.

B- Jep mendime për cështje që shqyrtohen nga komisioni

C- U jep komisionerëve publikë rekomandime me shkrim për ankim

D- Kanë të drejtë të marrin të dhëna për të monituar procesin dhe vlerësimin

Pra të dashur motra dhe vëllezër sot të gjithë duhet të ndjehemi të lehtësuar jo vetëm për faktin se reforma historike nesër do kalojë me konsensues se ska mur shurdhërie që mund ta kalojë po dhe se në Shqipëri smundi të formësohej asnjë grupim që ta damkoste vendin tonë me një njollë të pashlyeshme, ku beteja politike zhvillohet mes një pale që është me BE dhe një pale tjetër që vë në pikëpyetje themelet e kësaj bote.

Duke falenderuar të gjithë për kontributin, duek falenderuar popullin shqitpar presioni i të cilit është ndierë në të gjitha poret e elitës shqiptarë, më vjen mirë që si piktor them se vijat e kuqe mbetën thellësisht të kuqe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura