Arrihet marrëveshja me Çelsin, Milani bën goditjen e dytë

Jun 1, 2021 | 10:03
SHPËRNDAJE

Prej një jave drejtuesit e Milanit kanë punuar me homologët e Çelsit për të përcaktuar shpërblesën për kartonin e Fikajo Tomorit, mbrojtësi anglez i cili erdhi nën urdhrat e Piolit në janar si huazim me të drejtën e blerjes. Sipas asaj që është mësuar nga “Sportmediaset”, puna e drejtuesve kuqezinj ka prodhuar një marrëveshje me blutë për 28 milionë euro.

TOMORI GOLI

Sipas asaj që bëhet e ditur, lojtari do të jetë me Milanin edhe në pesë vitet e ardhshme. Ai i bindi drejtuesit e “Djallit” falë 22 ndeshjeve dhe 1 goli në gjysmën e sezonit të fundit. Megjithëse erdhi pa shumë bujë, ai në pak kohë fitoi besimin e trajnerit që e aktivizoi për herë të parë në derbin e Kupës së Italisë.

Forca dhe saktësia bënë që Tomori t’i vidhte vendin në formacion edhe kapitenit, Alesio Romanjoli. Praktikisht, kjo është goditja e dytë për klubin pas ardhjes së Majk Menja, por me siguri që nuk do të jetë e fundit për këtë verë ku planet e kuqezinjve duhet të jenë shumë ambicioze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura