Arrihet akordi, Vlahoviç te Juventus për 75 milionë euro

Jan 27, 2022 | 21:11
SHPËRNDAJE

Dushan Vlahoviç mund të quhet zyrtarisht një futbollist i Juventusit. Mediat italiane kanë zbuluar se midis serbit dhe klubit italian është arritur akordi dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

VLAHOVIC

“Zonja” do t’i paguaj Fiorentinës shumën prej 75 milionë eurosh, duke e bërë kështu Vlahoviçin futbollistin serb më të shtrenjtë në histori.

Sulmuesi pritet të zbarkojë shumë shpejtë në Torino për të kryer testet mjekësore me Juventusin dhe për më pas për të hedhur firmën e tij në kontratë.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura