Arrestoi “të fortët” në vitin 1997/ Forcat Operacionale i sekuestrojnë makinën Edmond Kosenit

Sep 22, 2020 | 21:43
SHPËRNDAJE

Forcat Operacione i kanë sekuestruar makinën e blinduar ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit, Edmond Koseni, i njohur për rolin e tij në ruajtjen e rendit në këtë qytet gjatë trazirave të vitit 1997.

edmond koseni

Koseni lëvizte me një makinë të blinduar, të cilën pretendon se e ka të rregullt. Por, burime për “Panorama.al”, bëjnë me dije se Kosemi ka një kompani private që merret me rojet e sigurisë.

Kanë qenë forcat operacionale ato që ia kanë sekuestruar mjetin dhe deri më tani nuk i është rikthyer. Ende nuk ka një reagim zyrtar për rastin. Edhe vetë Koseni është shoqëruar dhe më pas është lënë i lirë.

Koseni i lindur në Peqin, njihet për arrestimin e Nehat Kullës dhe Tan Kateshit, dy figura të rëndësishme të krimit në periudhën e vitit 1997.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura