Arrestohet ‘Tony Montana’, mbante me dhunë një vajzë në lokal si prostitutë

Jul 22, 2016 | 9:37
SHPËRNDAJE

Dy persona u arrestuan në Lezhë për “Shfrytëzim prostitucioni”,  “Mbajtje e ambjenteve për prostitucion”, “Heqje e paligjshme e lirisë së personit”, “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Policia-Lezhe-620x330

“Nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u finalizua me sukses operacioni “Montana”, ku u ndaluan shtetasit: Filip Shtjefni (me nofken Tony Montana), 49 vjeç, banues në fshatin Gramsh Lezhë dhe
Lula Marku, 47 vjeçe,  banuese në Lezhë”- njofton policia.

Operacion i nisur nga procedimi penal proaktiv bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative si dhe në denoncimin e bërë nga shtetasia E.M. në ngarkim të shtetasit Filip Shtjefni i cili u shpall në kërkim me datë 18.07.2016 për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga Specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme  për dokumentimin e plotë të kësaj çështje penale, rezultoi se këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, një lokal në Lezhë e përdornin si kamoflim për shfrytëzim prostitucioni, duke shfrytëzuar shtetasen E.M. e cila pas kësaj ngjarje ka tentuar të vrasë veten.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Tiranë për nenet 114, 115, 110 , 90 , 99-22 e 25 të Kodit Penal.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura