Arrestohet shqiptari që furnizonte me heroinë bosin italian të drogës

Jan 31, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

Një shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar pas katër muajsh kërkime nga policia italiane.

Ne foto: Bosi italian i droges, Roberto Mengardo
Ne foto: Bosi italian i droges, Roberto Mengardo

Ai është Besim Muha, 40 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë një nga furnizuesit kryesor me heroinë, të bosit të drogës në Verona, Roberto Mengardo.

Mengardo u arrestua nga policia italiane shtatorin e vitit të shkuar, si koka e një rrjeti të organizuar droge që vepronte në Verona, Pioveze dhe Bruxhine.

Ai u kap në Brindizi teksa po priste të merrte një ngarkesë prej 30 kilogramësh heroinë, e cila kushton plot 420 mijë euro.

Në Portin e Brindizit ishte shqiptari Muho, i cili kishte dalë garant për drogën. Mirëpo ai arriti t’u shpëtonte policisë.

Kanë qenë përgjimet telefonike që kanë zbardhur përfshirjen e Muhos në organizatën kriminale të Mengardos.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura