Arrestohet shqiptari në Itali, kontrolli i policisë i zbulon drogë me vlerë 1 milion euro

Jan 20, 2018 | 16:13
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka arrestuar ditën e djeshme ka arrestuar një shqiptar më iniciale B.E. 34 vjeç, pasi ishte nën hetim për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mediave në Itali ndalimi i tij është bërë në autostradën afër ndaj Bolonjës. 7 kilogramë kokainë e pastër, me vlerë mbi 1 milionë euro, u sekuestruan nga policia rrugore dhe deklarohet se kishte vetëm rolin e transportuesit të kokainës.

droga e sekuestuar ne itali

Gjurmimi nisi kur u identifikua se makina kishte gjoba të papaguara. Gjatë kontrollit policët konstatuan se tapetet e makinës kishin një shtresë të dyfishtë.

Për zbulimin e lëndës narkotike u përdor edhe një sondë me kamera. Kontrolli zbuloi 7 pako me lëndë narkotike. Ato ishin ambalazhuar dhe mbanin të stampuar një peshk të kuq. Një shenjë që mund të ndihmojë hetuesit për të identifikuar origjinën e lëndës narkotike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura