Arrestohet shqiptari me tre emra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion

Nov 24, 2018 | 10:58
SHPËRNDAJE

arrestim-policiaPolicia e Shtetit ka vënë në pranga shtetasin, Besnik Bungaja, me akuzën e “pjesëmarrjes në grup kriminal” dhe “shfrytëzim prostitucionit”.

Por, 42-vjecari kishte dhe dy emra të tjerë. Ai përdoret identitetin e Besnik Lekës ose Astrit Leka, dhe ai rezulton të jetë në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të ekstradohet në Itali.

Arrestimi u bë nga Shërbimet e D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit. Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura