Arrestohet shoferi që shtypi 3 këmbësorët, gruaja vdiq në vend. Policia jep detajet (video)

Feb 6, 2018 | 9:13
SHPËRNDAJE

Arrestohet nga policia 35-vjecari qe shkaktoi aksidentin e rende dje ne Elbasan, ku makina me te cilen po udhetonte perplasi tre kalimtare, nje grua vdiq ne vend dhe dy te tjere u plagosen.

POLICIA-ELBASAN

Policia e Elbasanit ka dhene sot detaje rreth ngjarjes, duke njoftuar edhe se ne pranga u vu shtetasi Ilir Hoxha, 35 vjeç banues në Burrel.

Njoftimi i plote 

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Ilir Hoxha, 35 vjeç banues në Burrel.

Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji në fshatin Bradashesh duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar tre këmbësorë.

Si pasojë shtetasja V.S., 48 vjeçe banuese në fshatin Bradashesh ka gjetur vdekjen ndërsa dy këmbësorët e tjerë shtetasit Sh.F., 46 vjeçe dhe K.H., 31 vjeç banues në fshatin Bradashesh ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy pasagjeret në këtë mjet, shtetaset E.K., 59 vjeçe banuese në fshatin Rrajcë Librazhd dhe E.H., 39 vjeçe banuese në Burrel. Të dyja ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Pamje të rënda/ Del video, si shtypi makina 3 këmbësorët në Elbasan, gruaja vdiq në vend

Del video e aksidentit te rende ne Elbasan, kur makina perplasi tre kembesore, nje nga te cilet nderroi jete.

“Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur në Bradashesh të Elbasanit rreth orës 09:45 të ditës së sotme. Një automjet tip Benz me ngjyrë të bardhë është futur në krah të kundërt në rrethrrotullim. Përpara i ka dalë një autobus dhe për të shmangur përplasjen me mjetin e madh, drejtuesi i Benzit, është detyruar të kapë korsinë tjetër të rrugës në të cilën janë duke kaluar tre persona”- shkruan JOQ.
Shoferi nuk ka mundur të frenojë dhe si pasojë ka marrë përpara tre kalimtarët. Një grua në mesomoshë ndërroi jetë në vend dhe dy të tjerë u plagosën.

aksident elbasan

Aksidenti ndodhi pranë Metalurgjikut, në dalje të qytetit të Elbasanit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Më herët në Elbasan u përplasën dy automjete, por fatmirësisht pa të lënduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura