Arrestohet shoferi i Tom Doshit. Ishte i dehur dhe kundërshtoi Policinë

Jul 27, 2015 | 19:18
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme shoferin e familjes së deputetit kontrovers, Tom Doshit.

Tom Doshi
Tom Doshi

Sipas burimeve brenda Policisë, shoferi – i identifikuar me inicialet L.S. 32-vjeç – po ngiste automjetin në gjendje të dehur.

Ai nuk iu përgjigj shenjës për ndalim të policisë, si edhe i kundërshtoi forcat e rendit. Ndaj, forcat “Shqiponja” ndërhynë dhe bënë të mundur arrestimin  e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura