Arrestohet roja i kompanisë, po vidhte naftë, por fitimet do ti ndante me…

Jan 11, 2018 | 10:45
SHPËRNDAJE

Një roje i një kompanie në Korçë, ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke vjedhur 20 litra naftë.

Sipas hetimeve të policisë lekët që roja do të fitonte nga shitja e naftës do ti ndante me ekonomistin e kompanisë.

Bidonë me karburant
Bidonë me karburant

Njoftimi i policisë

Më date 09.01.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi XH.G dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.S, vjeç 26 e 33, banues në Bilisht, XH.G roje private, pasi dyshohet se në fshatin Trestenik, në nënstacionin e një kompanie private XH.G është kapur duke vjedhur 20 litra naftë, me mjetin tip “Benz”, dhe një pjesë të lekëve nga shitja e naftës, do ja jepte shtetasit Sh. ekonomist në këtë kompani. Nenet 134  e 135 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura