Arrestohet Rambo dhe ‘kolegu’ i tij, lista e vjedhjeve që iu zbuluan (detaje)

Feb 24, 2018 | 8:29
SHPËRNDAJE

Dy persona jane arrestuar nga policia e Lezhës pasi u eshte dokumentuar autorësia ne një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë në qytetin e Lezhës.

Nga efektivët e policisë të D.V.P. Lezhë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Lezhë, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dyshuar të veprave të ndryshme penale, pas një pune hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione policore, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve :

Foto ilustruese
Foto ilustruese

-Alket Makaj, 43 vjeç, banues në Tale-Lezhë.

Ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Lezhës, të dokumentuara në mënyrë ligjore, dhe konkretisht :

– Më datë 20.01.2018, në rrugën e Spitalit Lezhë, dyshohet se ka vjedhur mjetin ciklomotorr të shtetasit B.L.

– Më datë 05.02.2018, dyshohet se i ka vjedhur dy bateri të mjetit të shtetasit K.C.

– Më datë 22.02.2018, në lagjen “Beselidhja”, Lezhë, dyshohet se ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases D.G.

– Më datë 23.02.2018 në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, dyshohet se ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases R.M.

Gjithashtu , gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në momentin e arrestimit, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale disa doza lëndë e dyshuar narkotike Mariuanë.
I arrestuari tjetër është shtetasi :

– Rambo Hasani , 27 vjeç, banues në Lezhë

Edhe ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Lezhës, të dokumentuara në mënyrë ligjore, dhe konkretisht :

– Me datë 23.02.2018 , tek magazina në pronësi të shtetasit Xh.S., dyshohet se ka vjedhur disa mjete pune.

– Me datë 11.02.2018 , dyshohet se ka vjedhur servisin në pronësi të shtetasit A.D. në Lezhë

– Me datë 16.01.2018, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Gj.Gj. në Balldre – Lezhë.

– Me datë 12.12.2017 , dyshohet se ka vjedhur magazinën në pronësi të shtetasit N.M. në Rrilë.

Vijojnë hetimet për dokumentimet ligjore edhe të vjedhjeve të tjera që këta 2 shtetas mund të jenë autorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotikëve ” dhe “ Vjedhja”, parashikuar nga neni 283/1 e 134 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Alket Makaj si dhe vepra penale ” Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Rambo Hasani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura