Arrestohet punonjësi i SHISH, u deh nga ‘Pavarësia’

Nov 29, 2015 | 11:39
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në gjendje të dehur duke ngarë makinën punonjësit e SHISH.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi, Arian Ulqinaku, 45 vjeç, banues Tiranë.

“Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Misto Mame”, duke drejtuar mjetin tip “Opel Astra”, me targë AA 190 JN, në gjendje të dehur. Gjithashtu është duke u verifikuar nëse në momentin e konstatimit të gjendjes së dehur ky shtetas ka qenë në detyrë apo jashtë saj. (Neni 291 i K.Penal)”,- saktëson njoftimi për shtyp.

Mesa duket punonjësi i SHISH ka festuar 28 Nëntorin jashtë, dhe është dehur, por ka harruar që efektivët e policisë Rrugore nuk falin më askënd që hipën në timon pasi ka pirë tej normave të lejuara.

Policia po verifikon nëse ai ka qenë brenda orarit zyrtar të punës apo jashtë saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura