Arrestohet punonjësi i gjendjes civile, i dha certifikatë të falsifikuar të dënuarit

Jul 8, 2015 | 21:23
SHPËRNDAJE

Policia në Tiranë ka arrestuar një punonjës të Gjendjes Civile nr. 4 për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve në bashkëpunim.

I arrestuari është Feim Zhipani, 30 vjeç, lidhur dhe banues në Tiranë. Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe Dritan Beqirin, 33 vjeç nga Gjirokastra, i cili paraqiti në Gjendjen Civile dokumente të falsifikuara, për të fshehur rekordet kriminale në Greqi.

Sipas hetimeve, mësohet se punonjësi i Gjendjes Civile ka pranuar që t’i lëshojë një certifikatë familjare Beqirit nën dokumente të falsifikuara. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura