Arrestohet polici i kufirit, bënte kontrabandë cigaresh

Jul 3, 2015 | 12:45
SHPËRNDAJE

Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, arrestuan sot në flagrancë punonjësin e policisë kufitare të “Qafë-Botës” Sarandë, inspektor Sokrat Guga. 

Policia e Sarandës

Sipas njoftimit të poicisë Guga bënte kontrabandë cigaresh, duke i marrë mallrat në tokën greke dhe i kalonte pa paguar akcizën.

“Punonjësi i Policisë, Sokrat Guga, i merrte stekat me cigare në Duty-Free-Shop në pikën doganore në anën greke të kufirit dhe duke shfrytëzuar detyrën, i kalonte ato në territorin shqiptar, duke shmangur detyrimet doganore. Më pas këto mallrat i transportonte me mjetin e tij, tip “Benz Mercedez” me targa SR 4660 B, dhe i tregtonte në lokale të ndryshme në qytetin e Sarandës”, thuhet në njoftimin për shtyp.

SHÇBA sekuestroi në cilësinë e provës materiale kutitë me cigare, 1 automjet që i përkiste shtetasit të arrestuar, si edhe 2 aparate telefona celularë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura