Arrestohet pas rreth 50 vjetësh në arrati. E gjen i njëjti polic edhe pse në pension: Nuk kam hequr dorë asnjëherë

Aug 7, 2020 | 18:45
SHPËRNDAJE

Një burrë i konsideruar i arrestuar prej gati 50 vjetësh, u arrestua të mërkurën pasi u gjet nga i njëjti oficer policie, nga i cili ai u burgos për të shtënat në 1971.

1

Luis Archuleta, i cili tani është 77 vjeç, shpëtoi nga një burg në Kolorado në 1974 ndërsa ishte me leje. Ai akuzoje se qëlloi me armë zjarri dhe plagosi Daril Cinquanta (punonjës policie) në Denver tre vjet më herët.

Deri në arrestimin e tij të mërkurën, ai kishte jetuar si një qytetar i moshuar në qytetin e qetë të Espanola në New Mexico për rreth 40 vjet nën emrin Ramon Montoya, tha FBI. Ai ishte paraqitur në listën e më të kërkuarve të Amerikës në 2009 dhe 2010.

Cinquanta, i cili u qëllua një herë në stomak dhe u pensionua në 1990, tha se gjetja e Archuleta u bë ‘si një hobi’, duke i thënë Fox31: ‘Unë kurrë nuk kam hequr dorë prej tij. Thjesht ju them: këmbëngulja nuk ka çmim!

Ai shtoi: ‘Ai është kërkuar 46 vjet dhe unë kam punuar në të 46 vjet dhe e gjeta. E mrekullueshme. Kam marrë thirrje nga të gjithë, përfshirë policë që mendojnë se është fenomenale. ‘

Cinquanta tha për të shtënat: “Ai dukej si një aktor i keq. Upërballa. E humba atë betejë. Në ato ditë, ne nuk kishim jelekë antiplumb dhe radiot tona nuk dilnin nga makinat, kështu që më duhej të zvarritesha deri tek makina për të kërkuar ndihmë”.

Archuleta fillimisht ishte dënuar me nëntë deri në 14 vjet burg para arratisjes së tij nga një spital shtetëror në Pueblo.

Ky arrestim duhet të dërgojë një sinjal të qartë për shkelësit e dhunshëm kudo: FBI do t’ju gjejë, pa marrë parasysh sa zgjat ose sa larg keni vrapuar, dhe ne do t’ju sjellim para drejtësisë,” tha Agjenti Special i FBI në Denver, Michael Schneider në nje deklarate.

31665480-8601169-image-m-17_1596778243864
policia tani
31665470-8601169-image-a-18_1596778252192
Policia atëhere

Kalimi i kohës nuk fshin apo shfajëson krimet e tij,” tha shefi i policisë në Denver, Paul Pazen.

Archuleta u paraqit në gjyq në New Mexico të enjten. Ai tani do të kthehet në Kolorado për t’u përballur me akuza që rrjedhin nga arratisja e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura