Arrestohet një person për krime lufte në Kosovë, dyshohet të jetë përfshirë me ofensivën serbe ku u vranë 9 persona dhe u zhdukën 5 të tjerë

Jun 27, 2022 | 18:35
SHPËRNDAJE

prokuroria e kosovesProkuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të hënën një shtetas të Kosovës të nacionaliteti malazes, nga fshati Vitomiricë në Pejë, i dyshuar se ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.

Rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe më datën 7 maj të vitit 1999 në rajonin e Pejës, ku u vranë nëntë civilë shqiptarë dhe u zhdukën pesë tjerë. M.D. dyshohet se ka marrë pjesë në krimin.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura