Arrestohet nëna e shthurur, drogohet në festë dhe bën seks me të dashurin e vajzës

Apr 16, 2015 | 13:13
SHPËRNDAJE

Një nënë e pesë fëmijëve është arrestuar pasi është dehur dhe ka luajtur lojën Twister nudo me miqtë e vajzës, dhe duke bërë seks edhe me të dashurin e vajzës së saj 16-vjeçare.

Sipas ‘Mirror’, Rachel Lynn 35 vjeçe akuzohet për mungesën e kujdesit për fëmijët e mitur dhe për tregimin e fotove vajzës, teksa bënte seks me të dashurin e saj.

Gruas gjithashtu i është hequr kujdestaria e fëmijëve, ndërsa bashkëshorti i saj, ushtar në Irak, i ka kërkuar divorcin pas këtij skandali.

Fëmijët e saj 4,6,10, dhe 16 vjeçë ishin me babain e tyre kur më e madhja ka kërkuar të sjellë në shtëpi disa miq të shkollës.

Pasi babai është larguar me 3 fëmijët e vegjël, vajza e madhe dhe gruaja kanë qëndruar në shtëpi për të festuar me miqtë.

Por sipas ‘Mirror’ Rachel është futur në turmën e adoleshentëve duke u dhënë drogë dhe alkool, teksa kanë përfunduar në një pishinë në oborr.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura